
GRAFIKA

Adresa: Tiranë-Durrës Km .12, Prestige Home, Tiranë, Shqipëri
kompanise
Përshkrimi
Kur imazhi i kompanisë suaj është gjithçka dhe ju nevojiten reklama që të ndihmojnë në rritjen e biznesit, Grafika është adresa e duhur.
Në Grafika, ne e kuptojmë sa e rëndësishme është që reklamat dhe elementët e brendit tuaj të lidhen me njerëzit dhe komunitetin ku operon biznesi juaj. Meqenëse reklamat janë shpesh përshtypja e parë për klientët, është thelbësore që kjo përshtypje të jetë e duhur. Për këtë arsye, në Grafika, jemi një ekip ekspertësh të industrisë, të cilët jemi plotësisht të vetëdijshëm për atë që duhet për të konceptuar, zhvilluar dhe implementuar versionin fizik të reklamës suaj. Ne ofrojmë të gjitha shërbimet tona me çmimet më të mira në treg, duke respektuar raportin çmim/cilësi. Përcjellja e shërbimeve cilësore kërkon gjithmonë një organizim të mirëfilltë, një ekip të përkushtuar, pajisje moderne dhe materiale të standardit të lartë.
Që nga themelimi ne jemi udhëhequr nga parimi i respektit, integritetit dhe marrëdhënies korrekte me klientin, prandaj besojmë që këto parime luajnë rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve cilësore. Me më shumë se 10 vite përvojë në realizimin e reklamave kualitative për klientët tanë, ne ju sigurojmë se kërkesat tuaja gjithmonë do të kenë një zgjidhje efektive dhe inovative. Edhe pse ne punojmë me materiale të përzgjedhura, përsëri kontrolli i cilësisë mbetet pjesë integrale dhe thelbësore në të gjitha shërbimet tona. Prandaj në çdo hap të procesit të prodhimit të reklamave ne sigurohemi për kontrollin e cilësisë.
Çfarë ofron
1- Shtypi digjital është fushë në të cilën ne kemi specializim. Grafika ofron produkte finale të cilësisë së lartë, për një kohë shumë të shkurtër. Përmes shtypit digjital ne arrijmë që të komunikojmë mesazhin e klientëve tanë tek audienca, përmes foljeve, pëlhurave të gomuara (ceradave) të dimensioneve të mëdha, tiketave, shtypit në dysheme, letrave të murit, flamujve, etj.
2- Bilborded dhe totemet jane metoda shume efektive të reklamimit, ngaqë ato kryesisht kanë dimenzione të mëdha dhe bien në sy nga distanca shumë të largëta. Pavarësisht nga vendi dhe lartësia, Grafika ofron bilboard dhe toteme me madhësi të ndryshme për të gjitha industritë dhe me efekte 3D me ndriçim të plotë nga brenda dhe jashtë. Te ne, bilbordet the totemet ndërtohen me standarde shumë të larta duke i dhënë rendesi te veçantë inxhinierisë, cilësisë dhe sigurisë.
3- Shenjat 3D, shtojnë një dimension të tretë në reklamën tuaj. Ndriçimi, mundësia e hijezimit, ngjyrat e ndryshme dhe efektet tejkalojnë gjithçka që mund të arrihet ndonjëherë në sipërfaqe të sheshta. Këto shenja mund të realizohen me materiale nga më të ndryshmet dhe mund të formësohen simbas dëshirës tuaj. Përveç se janë të përshtatshme për ambientet e jashtme dhe të brendshme, ato gjithashtu janë prezent 24/7 dhe krijojnë një estetikë që tërheq vëmendjen e kalimtarëve.
4- Mbështjellja e automjeteve jo vetëm rrit vizibilitetin e brendit tuaj, por ajo gjithashtu shërben si mbrojtëse për ngjyrën e mjetit. Ne ofrojmë mbështjellje të plote dhe të pjesshme të veturave me dizajne inovative dhe ngjyra të theksuara. Ne përdorim mbështjellësit AVERY dhe 3M të cilët kategorizohen si më cilësoret në botë. Që ju të ndjeheni edhe më të sigurte, ne monitorojmë me kamera të gjithë procesin e mbështjelljes.
5- Interior Komunikimi i një mesazhi të qartë për ata që hyjnë në ambientet tuaja duhet të jetë qëllimi kryesor për biznesin dhe shtëpinë tuaj. Dizajni i enterierit ndihmon në krijimin e një hapësire me një strukturë tërheqëse pa cenuar funksionalitetin. Përmes neonit, myshqeve, apo barrisolit, ne mundohemi të sjellim një atmosferë ndryshe në ambientet tuaja private dhe profesionale. Misioni jonë është që ju të ndiheni mirë në një mjedis elegant dhe unik. Nëpërmjet produkteve tona ne mundohemi të ju ofrojmë një lidhje personale me vendin ku ju veproni.
6- Brandim Karburanti Ne i ofrojmë të gjitha elementet reklamuese të përmasave të ndryshme për brendimin e stacioneve të karburantit, duke përfshirë toteme, bilborde, veshje totale të tendës me alukobond dhe reklama 3D, panele LED (numra elektronik), flamuj etj. Në ekpin tonë ne kemi profesionistë të dizejnimit të karburanteve, prandaj përveç produkteve, ne gjithashtu ofrojmë edhe ideim profesional për projektin tuaj duke u siguruar se karburantet tuaja do ta kenë vëmendjen e shoferëve.
7- Led TV Ne ofrojmë panele LED të përmasave të ndryshme për ambiente të jashtme dhe të brendshme, me densitet të pikselëve nga P2,5 deri në P10. Se bashku me LED ekranet, ne gjithashtu si pjesë të paketës ofrojmë edhe aplikacionin mobil falas për IOS dhe Android nëpërmjet së cilës ju mund të ndryshoni përmbajtjen e ekranit nga telefoni juaj. Për shembull, sa herë që keni nevojë t’i ndryshoni çmimet në tabelën LED ju mund ta bëni këtë lehtësisht nga telefoni juaj pa pasur nevojë për kompjuterë.
8- Sinjalistika e duhur mund të përforcoj brendin tuaj, të transmetoj mesazhin e kompanisë suaj, t’u japë orientimin e duhur klientëve dhe të promovojë artikuj të ndryshëm. Ne prodhojmë sinjalistika me ndriçm ose pa ndriçim me forma simbas dëshirës tuaj që mund të vendosen në ambientet tuaja të brendshme dhe të jashtme. Për realizimin e sinjalistikës ne gjithashtu përdorim materiale cilësore dhe të qëndrueshme, si: inox, plexiglas, dru, alukabond, hekur apo forex.
Shërbime

Kompani per reklama ne Kosove, Shqiperi dhe Maqedoni

Shenja 3D me pleksiglass

Reklama 3D me ndricim per karburante

Reklama me dimensione te medha

Billborde 3D me efekt ndricimi

Cerada me celik, inox

Flamuj per reklama ne 3D

Printime dixhitale per tavane

Printime digitale me Folje

Adesiv ngjites me logo biznesi

Foto murale me folje

Light box per reklama, me dimensione te ndryshme

Punime me neon per reklama

Reklama 3D Inox

Germa 3D metalike per reklame

Reklama me pleksiglas germa 3D

Reklama me germa forex per biznes

Punime metalike 3D per reklama

Adeziv per mbeshtjelljen e autobuzave

Mbeshtjellese kamionash me logo per reklama

Veshje me logo per furgona pune

Brandime per makina Pick up

Dekore me myshk per apartamente, biznese etj.

Sinjalistika orientuese per ambjente te brendshme dhe te jashtme

Sinjalistika emertuese per biznese
Punë të kryera

Mobileri Dekor

Elteco

Fortesa Home

Supermarket Spar

KFC

Swiss Pelet Prizren

Alba Petrol

Zhuri Petrol

Brandim per kamion transportesh

Gogaj

Te Halimi

Coca Cola Neon

Reklam Neoni

Tuborg

Flutura shoes Prizren

A Motors

Derand Hotel

Elkos Mall

Ella

Intersport

Parts Center

Prishtina Mall

Rossmann

Banka BKT

BTP Holding

Clinton Residence

Cotex

GIFI

Graniti

HD 2000

Jumbo dhe Spar, Lezhe

Kastrati Power

Saki Gold

Meti Benz

W3 Restaurant and Coffe

Valoni Oil
Filiale
Kosove
Rr. Bregu i Diellit
Prishtinë, Kosovë
+38346151889
mubekir@grafika.al
Maqedoni e Veriut
Rr. Pashko Vasa
Shkup, Maqedoni e Veriut
+38971797279
marseli@grafika.com.mk